Site icon Telegrafi

Dogana e Kosovës me aksion në Prishtinë, cak barnatoret

Dogana e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në kryeqytet.

Cak i këtij aksioni kanë qenë barnatoret, të cilat dyshohet se mbajnë mallra të kontrabanduara.

Aksioni ka nisur nga orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë dhe është zhvilluar në gjashtë lokacione të ndryshme.

Ekipi i Telegrafit ka qenë në vendngjarje, ku ka përcjell për së afërmi këtë aksion.

Dogana ka njoftuar se më vonë do të dal me detaje rreth këtij aksioni. /Telegrafi/

Exit mobile version