Site icon Telegrafi

Dodë Gjergji: Pashkët sjellin paqe dhe dashuri

Në meshën për festën e “Pashkëve” e cila po mbahet në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, Ipeshkëvi i Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka uruar qytetarët e besimit katolik.

Ai tha se festa e Pashkëve është festë gëzimi dhe dashurie.

“Ju uroj paqe dhe gëzim në zemra. Festa e Pashkëve është festë gëzimi që sjell paqe e dashuri. Në këtë ditë Zoti ngjallet nga të vdekurit dhe na thërret të gjithëve të jetojmë në amshim dhe sa të jetojmë në tokë të jetojmë në paqe”, ka thënë Gjergji, raporton RTK.

Ai gjithashtu bëri thirrje për paqe dhe tolerancë duke thënë se të këqijat që sillen rreth nesh nuk janë pjesë e jona.

Exit mobile version