Telegrafi

Dod Kalaj publikon këngën e re “Fluturat në bark”

Foto: Dod Kolaj/YouTube

Këngëtari Dod Kalaj ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Fluturat në bark” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike-verore.

Muzika është punuar nga Meti Qaka, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Arben Beha.

Foto: Dod Kolaj/YouTube

Orkestrimi është kryer nga solisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka, ndërsa masteringu i është besuar Armend Qakës.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, i cili i përshtatet tematikës së këngës dhe xhirimet e tij janë kryer në Shkup.

Ana vizuale i është besuar produksionit Time Pictures. /Telegrafi/