Site icon Telegrafi

Dobësohet vlera e dollarit amerikan

Bordi i Rezervës Federale (FED) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), dje dha vendimin për të mbajtur normën bazë të interesit të pandryshuar në 2 për qind.

Aktualisht një euro po tregtohet me 1.16 dollarë amerikan, përcjell Telegrafi.

FED në SHBA, megjithatë dha një vlerësim optimist të ekonomisë më të madhe në botë dhe mbajti një kurs për të rritur gradualisht normat e interesit. Në fakt, FED tha se rritja ekonomike e SHBA-së po rritet fuqishëm dhe tregu i punës vazhdon të forcohet.

Aktualisht FED pret që një tjetër normë të rritet deri në fund të vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version