Site icon Telegrafi

Donald Veshaj flet për eksperiencën në Big Brother VIP: Disa gjëra do t’i bëja ndryshe, por çdo njeri gabon

Muajve të fundit vëmendjen ka qenë e pandashme nga ai dhe çdo lëvizje e tij , apo reagim bëhej lajm në mediat rozë.

Bëhet fjalë për aktorin, këngëtarin dhe ish-banorin e Big Brother VIP, Donald Veshaj, i cili së fundmi ka thyer heshtjen që pas daljes nga shtëpia e famshme.

Pas fillimit të emisionit të tij bashkë me vëllaun Romeo Veshaj, të dy kanë qenë të ftuar sot (e hënë) në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

da Foto: Donald Veshaj/Instagram

Ndër tjera, Donaldi ka folur edhe për eksperiencën e tij në BB VIP, duke deklaruar se nëse do të rifutej sërish disa gjëra do t’i bënte më ndryshe.

Tutje, Veshaj pranoi se eksperienca në BBV e ka dhënë në qendër të vëmendjes që është sot.

“Ka gjëra që do t’i kisha bërë ndryshe, në momentin që ti je 24 orë me kamera çdo njëri gabon, është një eksperiencë e fortë, unë i kam dhënë maksimumin dhe i kam marrë maksimumin, duhet të jem realist ai format mua me dërgoi në qendër të vëmendjes”, u shpreh Donaldi.

Foto: Top Channel

Kujtojmë që aktori nga Vlora ka qenë mjaft i përfolur edhe për shkak të raportit intim që krijoi me këngëtaren, Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë, me të cilën u nda menjëherë pas përfundimit të Big Brother VIP.

Lexo po ashtu Romeo Veshaj: Donaldi puthte vajza që 13 vjeç

Ndërkohë, Veshaj ka treguar publikisht përkushtimin e tij për ta rikthyer ish-partneren, prezantuesen Bora Zemani. /Telegrafi/

Exit mobile version