Telegrafi

Do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev

Pas shfuqizimit të vendimit për falje të kryetarit Gjorge Ivanov, do të vazhdoj procesi gjyqësor ”Puç”, ku të akuzuar janë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ish-drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski, Sonja Verushevska dhe Branko Palifrov, që të dy shërbyes në komunën e Strumicës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kështu ka vendosur edhe Gjyata e Apelit, pasi që i pranoi ankesat e të akuzuarve. Një kërkesë për vazhdimin e këtij procesi ka bërë edhe Prokuroria Speciale Publike (PSP), nën kompetencën e së cilës është kjo lëndë.

Ndryshe, të akuzuarit në këtë lëndë, ngarkohen me spiunazhë, dhunë ndaj përfaqësuesve më të lartë shtetëror, përgjim të paautorizuar dhe inçizim zanor./Telegrafi/