Site icon Telegrafi

DnV për zgjedhjet në veri: Evidentohen parregullsi, lejohet votimi me dokumente të Serbisë

Demokracia në Veprim (DnV), e cila po e vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me praninë e vëzhguesve të saj në të gjitha (87) vendvotimet në katër komunat veriore, njofton se deri në orën 12:00 kanë dalë për të votuar 21% e qytetarëve. Ndër parregullsitë e evidentuara, më të shpeshtat janë rastet e lejimit të votimit me dokumente të identifikimit të Serbisë.

Eugen Cakolli, nga DnV, ka treguar daljen e qytetarëve në votime se prinë Leposaviqi.

“Deri në ora 12:00 në bazë të informatave nga vëzhguesit tonë në terren kanë dalë për ta ushtruar të drejtëne tyre të votës 21% e qytetarëve në katër komunave veriore kanë. Komuna e Leposaviqit prin me dalje të votuesve me 24%, Zveçani me 21% të votuesve që kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, në Mitrovicë kanë dal 20% të votuesve, ndërsa ën Zubin Potok 18%”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Prokuroria për zgjedhjet në veri: Asnjë rast që mund të ndikojë në prishjen e procesit të votimit

Cakolli ka përmendur edhe parregullësitë që janë raportuar deri në orën 12:00.

“Parregullësitë më të shpeshta deri në orën 12:00 kanë qenë si identifikimi i votuesve dhe votimi me dokumente të Serbisë që është lejuar nga ana e komisionerve. Po ashtu edhe vështirësia e votuesve për të gjetur emrin në listën e vtotuesve në dy vendvotime, një në Mitrovicën e Veriut një në Leposaviq. Pastaj problem tjetër ka qenë edhe votimi faamiljar ku është votuar në 15 vend votime në mënyrë familajre këto komuna. Mitrovica prin me 7 raste për votim familajr. Po ashtu ka pasur raste të votimit jashtë kabinave në 3 vend votime në Leposaviq. Pastaj kemi pasur edhe problemi e tentativës për më shumë se një herë për të votuar, është evdidentuar vetëm në shkollën “Aziz Sylejmani” në Mitrovicën e Veriut. Ka pasur edhe raste të posterëve të kandidatëve që kanë qenë të pranishëm ëprball vendvotimit por kur kemi bërë kërkesë t’i largojnë i kanë larguar”, ka thënë ai, raporton Telegrafi.

Cakolli ka folur edhe për prezencën e simboleve si të flamurit serb në qendra të votimit.

“Në bazë të të dhënave nga vëzhguesit tanë në shumicën e rasteve flamuri i shtetit serb është prezent por nuk është evidentuar që ky flamur ka penguar votuesit të ushtrojnë të drejtën e votës. Edhe pse në bazë të informatave që kemi një pjesë e konsiderueshme e elektoratit shqiptar ka amrr pjesë në procesin zgjedhor. Pra Demokracia në Veprim fton qytetarët që të dalin për të votuar dhe të bëhen pjesë e vendimarrjes dhe të krijimit të politikave që janë në funksion të përmirësimit të jetës së tyre”, ka shtuar ai.

Lexo po ashtu Daka: Deri në orën 11:00 në komunat veriore kanë votuar 9,361 qytetarë

Ndërsa sipas kryetares së Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, procesi i votimit në katër komunat veriore është duke shkuar pa probleme. Sipas saj deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte 9 mijë e 361.

Në katër komunat e veriut të Mitrovicës, po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme ku të drejtë vote kanë 57,983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.
Në zgjedhjet për kryetarë të këtyre komunave janë kandidatët nga Lista Serbe, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje./Telegrafi/

Exit mobile version