Telegrafi

Djorkaeff: Juve favorit në Serie A, Interi në top katërshe

Foto: Coupe de la Ligue/Twitter

Ish-lojtari i Interit, Youri Djorkaeff, ka folur për kampionatin italian Serie A, duke cilësuar Juventusin si favorit për të fituar titullin.

Por, francezi beson se zikaltrit i tij ka të gjithë kualitetet për të përfunduar edhe një herë në top katërshe.

“Është një kampionat i bukur, po ashtu edhe ardhja e Cristiano Ronaldos. Nuk duhet fshehur, ardhja e tij ka rritur interesim për ligën”.

Christophe Dugarry, Youri Djorkaeff dhe Thierry Henry duke festuar një nga golat e Francës (Foto: Getty Images)

“Juventusi është një skuadër shumë e fortë dhe është favorit në Itali për titull, siç dëshmohet me rezultat në xhirot e para”.

“Në Ligën e Kampionëve nuk është e lehtë të parashikosh pasi ka shumë faktor që mund të ndikojnë në garë”.

Lexo po ashtu Top 25 golat më të mirë në histori të Serie A (Video)

“Interi? Sipas mendimin tim ka atë që duhet për të bërë një kampionat të rëndësishëm, së paku të qëndrojnë në top katërshe”, ka thënë Djorkaeff për Corriere dello Sport.

Djorkaeff gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për klube të njohura si Monaco, PSG e Bolton Wanderers. /Telegrafi/