Site icon Telegrafi

Djokovic e pranon se ka mashtruar me testin për COVID-19, fajin tenton t’ia hedh agjentit

Novak Djokovic më në fund e ka pranuar se ka mashtruar në lidhje rregullat izolimit dhe me testin për COVID-19.

Tenisti serb prej ditësh po mbahet në izolim nga autoritetet australiane, pasi ka shkuar atje që të marrë pjesë në Australian Open.

Mirëpo, më 16 dhjetor, Djokovic kishte rezultuar pozitiv dhe nuk ishte karantinuar, madje kishte takuar edhe një gazetar për të zhvilluar një intervistë.

Lexo po ashtu Hidhen dyshime për manipulimin e rezultatit të testit PCR të Novak Djokovic

“E pranoj se është dashur ta ricaktojmë orarin”, ka shkruar ai.

Aktivitetet e tij kanë nxitur reagime të Australisë që janë duke konsideruar nëse duhet ta deportojnë para turneut të madh të, Australian Open.

“Jam ndier i obliguar për të vazhduar dhe për ta kryer intervistën për L’Equipe sepse s’doja ta zhgënjeja gazetarin. Jam siguruar që të ketë distancë sociale dhe maskë”, ka deklaruar ai.

Lexo po ashtu Qeveria e Australisë nis hetime për deklaratën e rreme të Djokovic

Në postim, ai ka fajësuar agjentin e tij për gabim në formën e udhëtimit që shfrytëzoi për të hyrë në Australi. Komentet e tij kanë nxitur një hetim të ri.

Sipas tij, agjenti ka bërë një gabim kur e ka mbushur dokumentin për historinë e tij të udhëtimit. Ky dokument është zotim se qytetari s’ka udhëtuar 14 ditë para hyrjes në Australi. Por 34-vjeçari kishte udhëtuar nga Serbia në Spanjë para Australisë.

Edhe pse ka tentuar që ta fajësojë agjentin e tij, autoritetet australiane nuk duan ta falin dhe sot (e mërkurë) pritet të merret vendimi nëse duhet ta largojnë nga shteti i tyre si një person i pavaksinuar. /Telegrafi/

Exit mobile version