Tenisti serb, Novak Gjokovic, ka nderuar terroristët e vrarë pas sulmit në veri të vendit, ku mbeti fillimisht i vrarë një polic i Kosovës.
Një pjesëtar i policisë së Kosovës, u vra më 24 shtator kur sulmuesit e armatosur, afro 30 sosh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.
Në përleshjet që pasuan mes atij grupi të armatosur dhe policisë u vranë tre terroristë dhe u arrestuan tetë persona të dyshuar si të lidhur me ta.
Djokovic ka postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram nga tempulli i Shën Savës në Beograd, ku janë ndezur qirinj për serbët e vrarë në Kosovë.
Bashkë me foton e postuar, tenisti serb ka përdorur edhe disa ‘emoji’ të lutjeve si nderim për terroristët e vrarë.
Megjithatë, ky nderim i bërë nga Djokovic ka bërë bujë në rrjetet sociale, me përdorues të shumtë që kërkojnë përjashtimin e përhershëm të serbit nga sporti i tenisit.
Përveç kësaj, ka shumë përdorues që kërkojnë edhe nga kompanitë sponsorizuese që të tërheqin nga Djokovic. /Telegrafi/
https://twitter.com/ljubofil/status/1707359457645047885
The Australian Government should be thanked every day for turning Novak Djokovic into some sort of indestructible super Serb. https://t.co/D07NoxLlgU
— Sam Street (@samstreetwrites) September 28, 2023
https://twitter.com/hakijaavdic/status/1707365487624036386
The worlds Nr. 1 in 🎾 remembering those men on this Instagram account (14. Mio followers), that committed a terror attack last Sunday. #Kosovo #Serbia pic.twitter.com/O3OM7XoTj0
— Franziska Tschinderle (@tschinderle) September 28, 2023
https://twitter.com/ShqipeSaiyajin/status/1707379972808085739