Site icon Telegrafi

Djemtë gatuajnë për vajzat në Big Brother Albania

Të gjithë djemtë dhe Kei në shtëpinë e çifteve kanë vendosur që ditën e sotme të qëndrojnë në gatishmëri të vajzave.

Ata bashkojnë forcat si fillim në kuzhinë për t’u përgatitur mëngjesin, ndërkohë që është bëra gati edhe tavolina e ngrënies e zbukuruar me lule.

Nga oborri, vajzat komentojnë djemtë dhe Kein dhe gatimin e tyre.

“Na kanë gatuar dhe i kanë bërë me plan. Ne ta bëjmë me plan, të ulemi dhe të mos hamë, të themi që nuk na pëlqen gatimi”, thotë Gerta.

Fiorentina kujton se është zënë me Olsin dhe me shaka thotë: “Mua rrezik më ka hedhur koçifoz brenda që të më helmojë”.

“Unë dje e vlerësoj shumë gjestin e Olsit që më priti për të ngrënë, ndërsa juve fare”, u drejtohet Fiorentina vajzave të tjera.

Gerta i thotë që “s’e ka si edukatë që të presë të tjerët për të ngrënë”.

Exit mobile version