Telegrafi

Djemtë e Big Brother ngatërrojnë datën e ndeshjes Itali-Shqipëri

Itali- Shqipëri është një ndeshje e shumëpritur nga të gjithë shqiptarët, ku edhe banorët e Big Brother nuk bëjnë përjashtim.

Normalisht emocionet e ndeshjes i ndjejnë më tepër djemtë, të cilët kanë diskutuar sot për përballjen me Italinë.

Pavarësisht se ngatërrojnë datën e ndeshjes ata shprehen me tepër emocion për sfidën e radhës së kuqezinjve.

Ervini: Nesër çunat kanë sfidë të vështirë. Nuk e di ku luhet. I kemi disa lojtarë të dëmtuar. I kemi pothuajse të gjithë lojtarët të mirë si cilësi.
Danjeli: Pse humbim pra
Ervini: Ka të bëjë eksperienca. Këta lojtarët që kanë luajtur jashtë kanë më shumë eksperiencë.
Danjeli: Të gjithë mirë janë, por Ajeti është shumë i mirë
Damiano: Edhe këto të rinjtë që kemi ne të mirë janë
Danjeli: E di kush do bëhet super lojtar se është edhe i vogël?! Strakosha. 20 vjeç të lozësh në atë pozicion