Telegrafi

“Djem të shkëlqyer, sa e vështirë t’i lija jashtë” – Southgate flet për vendimin që t’i lërë jashtë disa lojtarë kryesorë

Kombëtarja e Anglisë ka në përbërje shumë futbollistë të talentuar, por përzgjedhësi Gareth Southgate nuk mund t’i merrte të gjithë me vete në Euro 2024.

Jadon Sancho dhe Marcus Rashford ishin surprizat e listës paraprake, me anglezin që preferoi t’i linte jashtë.

Ndërkohë, në listën zyrtare prej 26 futbollistësh mungojnë edhe emra si Harry Maguire (i dëmtuar), James Maddison dhe Jack Grealish.

“Maddison dhe Grealish i kanë dhënë diçka ndryshe Anglisë, kështu që ishte shumë i vështirë vendimi për të mos i grumbulluar në Euro 2024″.

“Të dy djemtë janë karaktere fantastike dhe shokë skuadre të shkëlqyer”, deklaroi 53-vjeçari. /Telegrafi/