Telegrafi

Banorët dogjën mbeturinat, përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Fushë Kosovë

Një zjarr i madh ka kapluar një ndërtesë të shtunën në një lagje në Fushë Kosovë.

Bëhet fjalë për lagjen Dardania, në të cilën persona të panjohur kanë djegur mbeturinat në afërsi të një ndërtese ku dhe ka marrë flakë.

Kjo ka bërë që të intervenohet nga zjarrfikësit, pasi janë rrezikuar banorët përreth.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një zjarr në rrugën Dardania në Fushë Kosovë. Bëhet fjalë për djegien e mbeturinave në afërsi të një ndërtese. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe ekipet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Nuk raportohet për të lënduar.