Tek ne ende ekzistojnë jo mjaft studime të specializuara për djegiet e fëmijëve dhe problemet që lidhen me trajtimin e tyre.
Çfarë lloj djegiesh janë? Në ç’përqindje të popullsisë? Të ç’lloji janë: elektrike, me ujë të nxehtë apo lëngje të nxehta? Me lëndë kimike, nga alkoolet, nga dielli, apo çfarë?
Djegiet elektrike a janë të rënda?
Edhe pse jo shumë të shpeshta, djegiet elektrike janë tepër të rrezikshme. Edhe pse duken të parëndësishme në fillim, ato i duhen treguar mjekut, i cili duhet të përkujdeset që në orët apo ditët e para, pasi ato mund të shkaktojnë gangrenë nëse nuk mjekohen në kohë, pra shkaktojnë vdekjen e qelizave ku ka kaluar rryma elektrike, transmeton Telegrafi.
A mund të vihet diçka mbi vendin e djegur?
Pasi djegia është trajtuar me ujë të ftohtë, mund të përdoren ilaçe që këshillon mjeku. Sidoqoftë, vendi i djegur duhet të mbulohet një pece të pastër, që më parë se të shkohet për tu vizituar tek mjeku specialist.
Cilat janë produktet që s’duhen vendosur mbi djegien?
Janë të ndaluara vendosja e gjalpit, vajit, uthullës, baltës apo urinës.
Pse nuk duhet hequr coha ose tekstili që kemi veshur dhe që është ngjitur në lëkurën e djegur?
Nuk duhet hequr, pasi ky veprim e dëmton akoma më shumë lëkurën që përreth nuk është djegur, duke prishur kështu strukturën e saj.
Nëse fëmija është djegur me një lëng të nxehtë duhet urgjentisht t’i hiqen rrobat që kanë fibra natyrale si pambuku, leshi, lini. Nëse veshja është me përbërje sintetike, nuk ka nevojë të hiqet, por të laget me ujë të ftohtë vetëm në vendin e djegies gjatë 10 minutave rresht. /Telegrafi/