Dy vetura janë djegur dhe një është dëmtuar gjatë mëngjesit të sotëm në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Pronari i veturave, Feki Fetahu, banor i kësaj lagje, thotë se kjo ishte e qëllimshme.
Fetahu ka deklaruar për Klan Kosovën se kamerat e sigurisë kanë identifikuar dy persona, të cilët sipas tij janë parë teksa kanë hedhur një mjet shpërthyes tek veturat që ka rezultuar edhe me djegien e tyre.
Sipas tij, dëmi i shkaktuar nga djegia e dëmtimi i veturave është 60,000 euro, duke shtuar se në këtë zjarr janë djegur edhe disa pajisje për furrë.
Në ndërkohë, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë për Klan Kosovën se policia ka në dispozicion këto xhirime dhe se po e heton rastin.
Sipas Hotit, këto xhirime janë prova më e fortë në këtë rast dhe se Policia po heton për të kapur autorët, për çka ai ka kërkuar edhe ndihmën e atyre që kanë informacion lidhur me rastin në fjalë.
Hoti ka thënë poashtu se në këtë fazë të hetimeve është vështirë të flitet për motivet e këtij incidenti.
Foto: Ilustrim
https://www.youtube.com/watch?time_continue=14&v=R366qduzxxg