Telegrafi

Djegia e lokalit në Prishtinë, policia thotë se nuk pati të lënduar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me zjarrin që përfshiu sot një lokal në Prishtinë, rreth orës 13:00.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin, se zjarri ka arritur të shuhet rreth orës 13:30 dhe se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 13:30 zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se policia ka nisur ndërmarrjen e veprime që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/