Policia e Kosovës është deklaruar rreth zjarrit që përfshiu sot një fabrikë të mobileve në Komoran.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 07:30.
“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se hetuesit në koordinim me prokurorinë, ka nisë një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. /Telegrafi/