Telegrafi

Dje u gjet një kokë njeriu e groposur në Sarandë, sot gjendet trupi

Kërkimet e sotme në Xarrë të Sarandës kanë nxjerrë të tjera mbetje skeletore, që mendohet se i përkasin të njëjtit person.

Mbrëmë u gjet e groposur një kokë njeriu, ndërsa sot ekspertët e Policisë Shkencore dhe Kriminalistikes kanë gjetur pjesën tjetër trupore.

Lexo po ashtu Gjendet një kokë njeriu e groposur në Sarandë, detaje nga ngjarja dhe dyshimet e para

U dyshua se mund të ishte një nga trupat e personave të zhdukur në prill të këtij viti në Sarandë, por ka gjasa se nuk bëhet fjalë për ta. Trupi i pajetë është gjetur në sipërfaqe dhe jo i groposur.

Paraprakisht dyshohet se këto mbetje kockore mund t’i përkasin ndonjë bariu të zonës, i humbur prej disa kohësh. Kjo është pista më e fundit e hetimeve, por ky dyshim, pritet të sqarohet pas kryerjes së ekspertizës. /Telegrafi/