Site icon Telegrafi

Dje për president të RMV votuan të burgosurit, personat e sëmurë dhe diaspora

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen sot ku për të parin e shtetit janë në garë tre kandidatë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski. Këto janë zgjedhjet e gjashta në vend, të parat pas ndryshimit të emrit.

Dalja gjatë ditë së djeshme në votimet në diasporë ka qenë 38,51% kurse nëpër burgjet e vendit dalja ka qenë 55% thonë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Dalja më e madhe në diasporë ka qenë në Berlin ku kanë votuar 64.47%, në Bukuresht kanë votuar 64.29% dhe në Zagreb 61.11%, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së djeshme nuk ka pas probleme gjatë votimeve.

Nga KSHZ thonë se rezultatet e votimeve të diasporës, personave të sëmurë dhe personave të burgosur do t’i shtohen rezultateve të përgjithshme të zgjedhjeve që mbahen sot. /Telegrafi/

Exit mobile version