Telegrafi

Djaloshi që Macron e qortoi, ka rënë në “depresion dhe nuk po del nga shtëpia” (Video)

Me rastin e shënimit të rezistencës franceze dhe shënimit të 78 vjetorit të vdekjes së gjeneralit francez General Charles de Gaulle, presidenti Emmanuel Macron kishte reaguar “ashpër” ndaj një adoleshenti i cili i ishte drejtuar me nofkën “Manu”.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, pas “kritikës së ashpër” që është filmuar kamerat, djaloshi ka rënë në “depresion dhe nuk është duke dalur nga shtëpia”, transmeton Telegrafi.

Reagimin e Macron rëndë e ka përjetuar, pasi e gjithë ngjarja është transmetuar në mbarë botën për faktin se nuk i është drejtuar me “zotëri president”.

Pretendimet për gjendjen e “rëndë psikike” të djaloshit e ka zbuluar gazetarja e revistës franceze Explicite, Camille Crosier. Ajo e ka vizituar në shkollë, ku e ka kuptuar se shokët e kanë përqeshur.

Lexo po ashtu Presidenti francez, adoleshentit që i drejtohet me nofkën "Manu": Më quaj zotëri president (Video)

“Përshëndetje Macron, nuk e di nëse e dini se me djaloshin po tallen të gjithë. Ai është mbyllur në shtëpi dhe nuk dëshiron të flasë me askënd. Frikësohet se do ta lëndojnë. Ai është plotësisht i habitur dhe i zhytur në depresion. Shumë mirë e keni kryer punën”, ka shkruar Crosier në Tëitter.

Incidenti ka ndodhur gjatë javës së kaluar në veri të Francës, ku djaloshi iu afrua Macronit dhe e pyeti: “Ç’kemi Manu?”

Pas kësaj përshëndetje ka reaguar presidenti francez, duke ia bërë me dije se nuk guxon të sillet ashtu pasi janë në një ceremoni zyrtare. /Telegrafi/