Për familjen weiskopf nga Minnesota, pushimet u shndërruan në makth kur peshkaqeni kafshoi djaloshin 9-vjeçar Jay në një plazh në Florida. Jay ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Peshkaqeni ka tentuar të më kafshoj në oqean”, ka thënë djaloshi i cili nga spitali i Miamit doli pas 120 qepje në trup, transmeton Telegrafi.
“Një dallgë po vinte në drejtimin tonë, po qëndronin mbi sipërfaqen e ujit kur Jay bërtiti, aty e pashë se i mungonte një copë e kraharori”, ka thënë e ëma e djaloshit Christin.
Ndryshe kjo familje kishte shkuar në pushime verore në Florida, kurse Jay ishte në ujë vetëm pesë minuta kur u sulmua nga peshkaqeni.
Ai është duke u shëruar, por sigurisht se për një kohë të gjatë nuk do të shkojë në plazh apo det. Sulmet e peshkaqenëve janë të zakonshme në Florida, kurse ky rajon është i pari në botë sa i përket sulmeve. /Telegrafi/