Telegrafi

Djaloshi u ngjit në mal duke mbajtur një piano në shpinë

Djaloshi nga Uellsi u ngjit me sukses në malin Garth.

Kjo nuk do të ishte e çuditshme, sikur ai nuk do të mbante në shpinë një piano me peshë 180 kilogramë.

Entuziast i aventurave ekstreme dhe trainer i fitnesit Max Glover mbarti këtë instrument muzikor duke u ngjitur në rrugën e gjatë 2 kilometra, transmeton Telegrafi.

Ai e bëri këtë për të mbledhur para për organizatat bamirëse Royal Brompton dhe Harefield Hospital.

Ish-marinari 33-vjeçar nuk është i panjohur me sfida të tilla. Ndër të tjera, në vitin 2019, ai kishte tërhequr një makinë 1.7 ton me shpinën e tij.

“Unë gjithmonë kam qenë pak më ndryshe, mendoj”, tha Glover për Runner’s World UK.

“Mbajtja e një pianoje në një mal është diçka që unë kam dashur të bëj për vite me radhë”, zbuloi ai. /Telegrafi/