Site icon Telegrafi

‘Djaloshi i topave’ mendoi se Lukaku do ta shqyente rrjetën

(Foto: Twitter/Inter/Screenshot)

Interi arriti ta mposhtte Cagliarin me rezultat 3-1 në udhëtime, edhe pse deri në minutën e 77-të ishte në disavantazh prej një goli.

Riccardo Sottil kishte shënuar për vendasit në pjesën e parë, mirëpo në fraksionin e dytë, Nerazzurrët përmbysën gjithçka.

Fillimisht, Nicolo Barella e barazoi rezultatin, ndërsa golin e epërsisë e realizoi Danilo D’Ambrosio porsa hyri në lojë.

Romelu Lukaku e vendosi rezultatin përfundimtar duke shënuar në minutat shtesë të takimit.

Derisa e gjithë skuadra e Cagliarit kishte dalë përpara për një shans të fundit, atje ndodhej edhe portieri Alessio Cragno.

Lexo po ashtu Interi vazhdon me fitore, fiton me rikthim në udhëtim te Cagliari

Pas topit të humbur nga vendasit, Interi kundërsulmoi dhe sulmuesi belg e kaloi me lehtësi portierin kundërshtar duke shkuar i vetëm përpara.

Kur arriti te porta, ai goditi fuqishëm, ndërsa ‘djaloshi i topave’ që ndodhej prapa portës reagoi instinktivisht duke pasur frikë se Lukaku do ta shqyente rrjetën. /Telegrafi/

Exit mobile version