Site icon Telegrafi

Djaloshi i shpëton jetën babait në një autostradë, 43-vjeçari pëson sulm në zemër gjatë vozitjes – reagimi i 11-vjeçarit  parandaloi aksidentin në Gjermani

Një burrë 43-vjeç nga Gjermania, kishte pësuar sulm në zemër derisa po voziste veturën në autostradën A66 në afërsi të Shluhtern të Hesenit.

Për fat, djali i tij 11-vjeç kishte treguar guxim duke parandaluar tragjedinë, transmeton Telegrafi.

“Burri kishte qenë në veturë me të birin rreth orës 18:00 kur edhe pësoi sulm në zemër, duke humbur kontrollin mbi timonin – u fut në korsinë e majtë dhe u përplas me një veturë tjetër”, thuhet në kumtesën e policisë gjermane.

Djali i tij ishte ulur në anën e djathtë të veturës dhe kishte arritur ta kap timonin dhe të ndal mjetin në shiritin ndihmës – pavarësisht që u përplas me një mjet. Aty i kishte telefonuar ndihmës së shpejtë që babanë e tij e dërgoi në spital, kurse policia ka vlerësuar se dëmet materiale shkojnë në rreth 4.000 euro.

Zëdhënësi i policisë ka lavdëruar djaloshin për guximin – duke theksuar se me këtë veprim ka parandaluar ndonjë aksident tjetër që ka mundur të përfundojë me fatalitet.

“Babai duhet të jetë i lumtur që ka kaq trim djalin”, ka shtuar zëdhënësi i policia që pranoi se sulmit në zemër i ka mbijetuar ky baba. /Telegrafi/

 

Exit mobile version