Site icon Telegrafi

Djaloshi i lindur me katër këmbë dhe dy organe gjenitale, mund të shpëtojë nga kjo gjendje (Foto, +18)

Në Karnataka të Indisë, ka lindur një djalë me katër këmbë dhe dy organe gjenitale, por mjekët kanë shpresë se me anë të disa operimeve, ai mund të ketë formë normale.

Nëna që e ka kryer lindjen në formë normale, nuk kishte bërë asnjë kontroll më herët, derisa në shtëpi e ka një fëmijë trevjeçar që gëzon shëndet të plotë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse fëmija saj i dytë ka gjendje fizike jo normale, ajo nuk është dëshpëruar sepse konsideron se është dhuratë nga Zoti.

Ka lindur me katër këmbë dhe dy organe gjenitale, por mund të shërohet

“E dua sepse është fëmija im, ky është dhuratë nga krijuesi dhe do ta rrisë me shumë dashuri”, ka thënë nëna e fëmijës.

Në anën tjetër, mjekët që po e studiojnë rastin, janë shprehur se ai mund të jetë një njeri normal, po qe se operimet kalojnë me sukses.

Duke marrë parasysh se familjarët e tij janë shumë të varfër, pritet që të mblidhen fonde dhe të dërgohet për shërim në një vend më të zhvilluar. /Telegrafi/

Exit mobile version