Site icon Telegrafi

Djaloshi katërvjeçar me Sindromën Down ndihmon prindërit të kujdesen për tre “vëllezërit e tij” me aftësi të kufizuara (Video)

Ai mund të jetë ende duke mësuar të flasë anglisht, por ky djalë me Sindromën Down po provon të jetë një pasuri e madhe për familjen e tij të re.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Simon Clark, katër vjeç, u adoptua nga Bullgaria nga një familje në SHBA, e cila ka tre fëmijë me aftësi të kufizuara.

Prindërit e tij birësues Jeremy dhe Nicole thonë se ai është tashmë një pjesë e pandashme dhe shumë e çmuar e familjes, duke ndihmuar për t’u kujdesur tre fëmijët e tjerë, në shtëpinë e tyre në Salt Lake City, Utah.

Simon ushqen dhe vesh vëllezërit e tij Alex, gjashtë vjeç, i cili gjithashtu ka sindromën Down, si dhe Jon David, pesë dhe gjashtë vjeç, të cilët të dy kanë paralizë cerebrale.

Kështu, prindërit e tij e kanë filmuar kontributet e shumta të Simon, ndërsa ai shkon rreth shtëpisë duke ndihmuar me të gjitha gjërat që ai mundet.

Simoni shpesh me lugë ushqen vëllezërit e tij – edhe pse ai nganjëherë “vjedh” për vete nga ushqimi.

Ai gjithashtu ndihmon prindërit e tij të pastrojnë enët dhe i heq dy vëllezërit e tij me paralizë cerebrale nga shtrati, sepse ata nuk mund ta bëjnë vetë.

Edhe pse Simoni dëshiron të ndihmojë me punët e shtëpisë, prindërit thonë se ai shpenzon pjesën më të madhe të kohës duke luajtur me vëllezërit e tij në dhomën e ndenjes dhe kopshtin.

Sipas Jeremy, edhe pse Simoni ende nuk e njeh gjuhën angleze, ai komunikon verbalisht me katër fëmijët e tyre dhe mund të thotë ‘mom’ dhe ‘dad’.

“Ata (fëmijët tjerë dhe Simon) janë gjithmonë të ngazëllyer dhe plot gëzim. Ata janë shumë të lumtur për gjërat e thjeshta që mund të bëjnë”, ka thënë Jeremy. /Telegrafi/

Exit mobile version