Site icon Telegrafi

Djaloshi ishte ngacmuar për pamjen e tij – komediani Brad Williams do t’i paguajë udhëtim prej 30,000 dollarësh në Disneyland

Një video shqetësuese e një nëntëvjeçari është përhapur në rrjetet sociale, pasi shihet duke qarë e duke kërkuar vdekjen, pasi ishte përballur me ngacmime në shkollë për pamjen e tij.

Me këtë rast komediani Brad Williams do t’i paguajë djaloshit udhëtim prej 30,000 dollarëve në Disneyland, përcjell Telegrafi.

Videoja, e cila deri më tani ka marrë mbi 10 milionë shikime, tërhoqi mijëra komente, ndërsa të tjerët kanë vendosur të përkrahin nëntëvjeçarin, si dhe të tjerët që vuajnë nga ngacmimet.

Lexo po ashtu E dhimbshme: Vogëlushi kërkon nga nëna e tij t’i japë litarin, për të vrarë veten – pas ngacmimeve në shkollë

Komediani Brad Williams, i cili edhe vuan nga i njëjti çrregullim, pa këtë histori, kështu që vendosi të mbledhë 10,000 dollarë për të ndihmuar të riun dhe nënën e tij që t’i paguajë udhëtimin nga Australia në Disneyland në Kaliforni.

“… ngacmimi ndaj ti nuk do të tolerohet, pasi ai është një qenie njerëzore e mrekullueshme që meriton gëzim”, u shpreh Williams.

“Kjo nuk është vetëm për Quaden, kjo është për këdo që është ngacmuar në jetën e tyre, le t’i tregojmë djaloshit dhe të tjerëve se ekzistojnë të mirat në botë”, ka shtuar Williams.

Lexo po ashtu Bulizmi i pranishëm në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në Kosovë

Ndërkaq ai më tutje ka treguar se është në kontakt me nënën e Quaden dhe se çdo para e mbetur pas udhëtimit do të dhurohet për bamirësi, si shenjë vetëdijesimi kundër ngacmimit.

Pasi vendosjes së fushatës për fondin “GoFundME” në rastin konkret, të hollat prej 10,000 dollarëve janë rritur në 30,000. /Telegrafi/

Exit mobile version