Site icon Telegrafi

Djaloshi i djallëzuar erdhi tek Papa dhe reagimi i tij i bëri të gjithë të qeshin

Papa Françesku u befasua nga një djalë që iu afrua të mërkurën gjatë audiencës së përgjithshme, gjatë së cilës foli për rëndësinë e dialogut mes të rinjve dhe të moshuarve.

“Si e ke emrin? Të pëlqen të qëndrosh këtu?”, e pyeti Papa djalin e vogël që i qëndronte pranë.

Por djali nuk iu përgjigj, vetëm qëndroi për pak pranë Papës.

Lexo po ashtu Papa Françeskut në kishë ia ndërpret fjalën një burrë, vazhdimisht bërtiste – garda e Vatikanit e nxjerr jashtë

“I vogli është trim”, tha ai duke buzëqeshur, sidomos duke pasur parasysh faktin që sapo kishte folur për rëndësinë e dialogut mes të rinjve dhe të moshuarve.

Përveç djalit në skenë, vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi edhe një pjesëtar i Gardës Zvicerane, i cili ra në pavetëdije.

Në transmetimin e Vatican News shihet se si zyrtarë të lartë të Vatikanit nxitojnë në ndihmë të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version