Telegrafi

Djaloshi me autizëm ia sheh “hairin” lojës Pokemon Go (Video)

Video-loja Pokemon Go që është bërë sensacion në gjithë botën gjatë javëve të fundit, ka prekur edhe një djalosh që vuan nga autizmi.

Pokemon Go ka “çmendur” botën, sa që edhe fëmijët kanë filluar ta luajnë këtë lojë, transmeton Telegrafi.

Disa njerëz kanë dhënë dorëheqje nga puna, me qëllim që të kalojnë ditën duke luajtur këtë lojë, disa kanë gjetur mënyra interesante të fitojnë para, kurse disa janë vrarë shkaku i saj.

Por tregimi i Adamit është rasti më pozitiv dhe më prekës, që është i lidhur me këtë video-lojë.

Pokemon Go së fundmi është lansuar në tregun e Britanisë së Madhe, por britanikët janë të fundit që i janë bashkuar botës së “shëtitjes”, kurse njëri prej tyre është edhe Adami që vuan nga autizmi.

Për plotë pesë vite ai nuk kishte dalë nga shtëpia. Madje kishte hequr dorë nga shkolla, shoqëria dhe shumë gjëra tjera. Dhe sa herë që dikush tentonte me forcë ta nxirrte jashtë, ai pësonte sulm paniku.

Por falë Pokemonëve, jeta e tij ka ndryshuar.

“Më në fund biri im i është kthyer normales”, ka deklaruar nëna e tij. /Telegrafi/