Një djalë 13-vjeçar u dorëzua në polici nga nëna e tij pasi dyshohet se qëlloi një adoleshent tjetër në Bronx; për shkak të një grindjeje që filloi në Snapchat.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, i dyshuari u akuzua për tentativë vrasjeje të martën në mëngjes, pasi qëlloi një djalë tjetër të së njëjtës moshë.
Djaloshi cak i këtij sulmi ishte duke luajtur basketboll në një shesh lojërash në Bronx të New York-ut, SHBA, sipas policisë.
Dy djemtë u zunë në Snapchat, ku i dyshuari kishte kërcënuar se do ta qëllonte atë një ditë para se të ndodhte incidenti, sipas raporteve lokale.
Një zëdhënës i policisë lokale tha për New York Post: “Ata po bisedonin në mediet sociale por biseda thjesht doli jashtë kontrollit”.
Sipas Policisë së New York-ut, ata të dy u grindën para se i dyshuari të hapte zjarr, duke e qëlluar atë në gjurin e majtë. /Telegrafi/