Racing Santander pritet ta konfirmojë huazimin njëvjeçar të portierit të Real Madridit, Luca Zidane, djalin e legjendës franceze, Zinedine Zidane, i cili është trajner i Los Blancos.
Largimi i përkohshëm i 21-vjeçarit do të thotë se Thibaut Courtois dhe Keylor Navas do të jenë portierët kryesorë të Mbretërve në sezonin e ri.
Po ashtu, edhe ukrainasi Andriy Lunin është kthyer në Madrid, pas huazimit te Leganes në edicionin e kaluar.
Përkundër largimit, Marca raporton se Luca vlerësohet shumë nga klubi dhe konsiderohet si portier i të ardhmes për Realin.
Francezi debutoi në ekipin e parë në fund të sezonit 2017/2018 që ishte edhe ndeshja e fundit e Zidane si trajner i Los Blancos, nga ku u largua, për t’u rikthyer sërish në sezonin e kaluar.
Raul de Tomas, Marcos Llorente e Theo Hernandez janë disa nga talentët e Realit që janë larguar në këtë verë, derisa janë huazuar edhe Sergio Reguilon e Martin Odegaard. /Telegrafi/