Ditëlindja e Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase apo ndryshe siç quhet OBRM(VMRO) ishte këtë të shtunë dhe kjo ngriti shumë pluhur pasi reagoi ashpër opozita, por reagoi edhe shoqëria civile duke organizuar edhe aksione guerile në tubimin e OBRM-PDUKM ku u pre edhe tortja nga ish-kryeministri i Qeverisës së Maqedonisë, Nikola Gruevski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Viktor Boev është djali i një ish funksionari nga radhët e OBRM-PDUKM i cili në rrjetet sociale ka shkruar se turpërohet nga babai i tij për të cilin thotë se turpërohet se e kanë vjedhur emrin e shenjtë të OBRM dhe e kanë shndërruar në organizatë antike dhe udbashe.
”Nuk kam fjalë për babain tim Georgi Boev. Më vjen turp që e vjodhët emrin e shenjtë të OBRM-së dhe e shndërruat në shoqëri udbashe dhe antike. Tradhëtarë. Historia do të ju gjykoj. Historia dhe populli. Në rendin e parë me Grujon? Ishe dhe mbete i sëmurë për publicitet. E turpëron familjen për një copë torte dhe për fotografi. Më mbyt o turp i huaj” shkruan djali i mllefosur me babain që ishte pjesmarrës në ditëlindjen OBRM-PDUKM./Telegrafi/