Një person ka sulmuar fizikisht babain e tij duke e goditur me thikë disa herë.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:38 në Mitrovicë.
Siç thuhet në raport, viktime ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar duke e goditur me thikë disa herë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në raport thuhet se sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore.
“ I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport. /Telegrafi/