Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje.
Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë e Gjakovë.
Prishtinë 02.12.2024 – 10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 27.11.2024 – 11:25. Më 02.12.2024 ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se në mënyrë sistematike ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 02.12.2024 – 21:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se e njëjta kishte sulmuar fizikisht djalin e motrës së saj (i mitur). E dyshuara pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/