Një person është arrestuar pasi derisa sa ishte nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:45, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe është konsultuar prokurori i shtetit.
“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti deri sa ishte nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/