Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht babain e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 12 janar rreth orës 16:15, në Mitrovicë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ditë më parë e kishte sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç thuhet në raport me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/