Një nënë ka zbuluar se si djali i saj pesëvjeçar, edhe pse “krejtësisht i shëndetshëm”, u godit nga coronavirusi.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Lauren Fulbrook, 30 vjeçe nga Worcestershire – Angli, shpjegoi sesi simptomat e djalit të saj Alfie përfshinë një temperaturë më shumë se 42C, halucinacione dhe të vjella.
Ajo shfrytëzoi Facebook-un për të treguar apo për të paralajmëruar prindërit se pavarësisht se flasin për ‘pathyeshmëri’, madje edhe fëmijët e vegjël mund të kontraktojnë Covid-19 dhe mund të pësojnë efekte të rënda – pavarësisht se nuk kanë kushte themelore shëndetësore.
Siç ka bërë të ditur ajo, Alfie ishte shtruar në spital dhe ndërsa Lauren e shikonte atë të shtrirë të pafuqishëm në shtratin e tij të spitalit, ai e kishte pyetur pyetur: “Mami, a do të vdes?” – dhe ajo kishte frikë për jetën e tij.
Kështu, nëna e dy fëmijëve shkroi në Facebook: “Coronavirusi nuk është shaka… Më është dashur të shikoj djalin tim 5-vjeçar të humb të gjitha energjitë në botë për të mos lëvizur, duke mos ngrënë, duke mos pirë ose mezi duke urinuar. Temperatura e tij nuk donte të binte nën 40 dhe në nivelin më të lartë ishte 42.3 gjë që shkaktoi të vjella”.
Lauren i dha fund postimit të saj me një mesazh drejtuar atyre që po injorojnë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi gjatë krizës globale.
Ajo u përgjërua: “Prandaj ju lutem, vetëm qëndroni për pak kohë… aq më shpejt që të gjithë të bëjnë distancimin shoqëror, aq më shpejt do të marrë fund”. /Telegrafi/