Telegrafi

Djali rrah nënën dhe motrën e tij në Prizren

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:40, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij, viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/