Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht babin e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:20, në Gjakovë.
Tutje thuhet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor,ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht babin e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/