Ai është cilësuar si fenomen i vitit që lamë pas në bazë të debutimit që bëri në muzikë me një stil të veçantë të të interpretuarit.
Bëhet fjalë për reperin nga Drenica, Don Xhon, i cili po vazhdon të jetë ndër artistët e preferuar të publikut.
Pas një vere të stërngarkuar me koncerte e mbrëmje muzikore, ai së fundmi njoftoi se ka nisur pushimet në Itali.
Duke qenë se po vazhdon të sjell imazhe të reja, ai mori vëmendje në një nga përshkrimet e fundit.
“Djali që bëri histori”, ka shkruar ai në një postim të publikuar me ndjekësit në InstaStory.
I njëjti edhe këtë vit solli një sërë projektesh të suksesshme e mori pjesë në koncerte të shumta përreth trojeve shqiptare.
Këngët me miliona klikime e fansat që numëron kanë bërë që të cilësohet i tillë, e madje edhe ta vlerësojë veten. /Telegrafi/