Telegrafi

Djali i presidentit Trump mbështet deklaratat për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Gjatë ditës së sotme senatori amerikan David Perdue, ka thënë se SHBA-të duhet ta rishqyrtojnë praninë e saj në Kosovë, nëse nuk hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Përmes një postimi në Twitter, senatori nga Georgia shkroi se për më shumë se dy dekada SHBA-të kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se është radha e Prishtinës që të luajë rolin e saj, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Senatori amerikan: Nëse nuk hiqet taksa, SHBA të rishqyrtojë praninë në Kosovë

Mirëpo pa kaluar shumë kohë, i deleguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka ripostuar në profilin e tij në Twitter postimin e senatorit nga Georgia.

Lexo po ashtu Grenell mbështet deklaratat e senatorit Perdue

Megjithatë qëndrimin e senatorit amerikan e ka mbështetur edhe këshilltari i presidentit Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

E më i fundit është edhe djali i presidentit amerikan Donald Trump Junior, i cili shkroi në Twitter se janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë, që duhet të kthehen në shtëpi.

Lexo po ashtu Pas Grenellit edhe O'Brien mbështet deklaratën e senatorit amerikan për tërheqjen e trupave nga Kosova

“Pajtohem. Janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë. Ka ardhur koha t’i kthejmë ata në shtëpi”, shkruan Donald Trump Jr. /Telegrafi/