Site icon Telegrafi

Djali i presidentes së Bankës Qendrore Evropiane humbi paratë e investuara në kriptovaluta

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, pranoi se djali i saj humbi “pothuajse të gjitha” investimet në kriptovaluta, pavarësisht paralajmërimeve të shumta.

Ajo prej kohësh ka kritikuar kriptovalutat, duke i quajtur ato spekulative, të pavlera dhe mjete që përdoren nga kriminelët për aktivitete të paligjshme.

“Nuk ishte shumë, por ai i humbi të gjitha, rreth 60 për qind të investimeve të tij”, tha shefja e BQE-së, raporton reuters.

Lexo po ashtu Bitcoin është rritur 120 për qind këtë vit, Forbes tregon se çfarë të bëni me kriptovalutat e tjera

Raportohet nga mediat se BQE ka bërë thirrje për rregullim global të aseteve të kriptovalutave, për të mbrojtur konsumatorët që nuk janë të vetëdijshëm rreth rreziqeve dhe për të mbyllur boshllëkun që përdoret për të kanalizuar financimin e terroristëve.

Muajin e kaluar banka filloi fazën e përgatitjes për emetimin e euros digjitale, por tha se do t’i duheshin edhe dy vite para se të ishte në gjendje të vendoste nëse do ta përdorte atë apo jo.

Ndryshe, kriptovalutat kanë pasur rritje të vlerës gjatë këtij muaji që po lëmë pas, ku Bitcoin kushton rreth 38 mijë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version