Paris Brosnan është djali i aktorit të famshëm Pierce Brosnan.
Prandaj nuk është befasi që ai është i përgatitur për skenën.
Në fundjavë, 16-vjeçari ka debutuar në sfilatën e modës me kreacionet e Dolce & Gabbana në Milano
Djali i ish-yllit të James Bond ka nënshkruar me agjencinë e modës, Next Models dhe pritet të ketë një karrierë të suksesshme në fushën e modës.
Natyrisht se gjenet i ka të trashëguara nga babai, ndërsa në pistën e modës dukej plot vetëbesim.
Rrobat që ai ka reklamuar ishin të frymëzuara nga veshjet në basketboll.
Paris është duke i ndjekur hapat e vëllait të tij të madh, Dylan, i cili ka debutuar në modelizëm në vitin 2014 për koleksionin e Saint Laurent.
20-vjeçari është edhe muzikant dhe studion për film në Kaliforni. /Telegrafi/