Telegrafi

Djali i Nexhat Dacit, Ariani është viktima e ortekut në Brezovicë

Personi që sot humbi jetën nga orteku i borës në Brezovicë është Arian Daci, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Basri Shabani nga Policia e Kosovës, në Rajonin e Ferizajit.

“Një person me inicialet A.D rreth orës 15:00 ka gjetur vdekjen si pasoj e një orteku të borës në Brezovicë. Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësore”, ka thënë Shabani.

Lexo po ashtu Një i vdekur nga orteku në Brezovicë

Ndërkaq, Ardian Bakalli, që ishte sëbashku me Arianin, ka shpëtuar me ndihmën e një ekipi të shpëtimit që ndodhej në vendin e ngjarjes.

Lexo po ashtu Ardian Bakalli është personi që u shpëtua nga orteku në Brezovicë

Arian Daci ishte zëvendësministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Arian Daci, 40 vjeçar, ka qenë farmacist me profesion, njihej si sikajtor që preferonte shtigjet ekstreme të skijimit./Telegrafi/