Site icon Telegrafi

Djali i mësuesit Rafet Rama me mesazh emocionues për Unikkatilin, ky i fundit i përgjigjet në koment: Edhe unë e kam pasë për zemër vëlla

Djali i mësuesit që përmendet në këngën e fundit të Unikkatilit, Shkumbin Rama, ka shkruar në rrjetin social Facebook në shenjë falënderimi për reperin legjendar Unikkatilin.

Ishte Unikkatili i njohur me emrin e vërtet si Viktor Paloka, ai që përmendi kohën e mirë si nxënës i mësuesit Rafet Rama në këngën e fundit “Ni Milion Rrugë”.

Përpos mirënjohjes nga adhuruesit të cilët pëlqyen projektin e reperit i cili njihet për këngët e tij me tekste të forta, ka marrë falënderim edhe nga djali i Rafet Ramës, Shkumbini.

Ishte Shkumbini ai që postoi në rrjetin social Facebook një mesazh falënderimi për Unikkatilin i cili u mirëprit nga adhuruesit dhe vet reperi.

“Viktor Paloka, faleminderit shumë për këtë këngë ku e përmend arimstarin tënd, babain tim, Rafet Rama. Ai edhe pse ësthë munduar që të mos bëjë dallime në mes të nxënësve, ty të ka pas për zemër dhe gjithmonë si shembull të mirë. Na ke emocionuar shumë krejt familjen. do të donim sikur të ishte gjallë e ta dëgjonim bashkë”, ka shkruar Shkumbin Rama në Facebook.

Në përgjigje të tij ka shkruar vet Unikkatili nga llogaria e tij personale në Facebook.

“Edhe unë atë e kam pasë për zemër vëlla”, kishte shkruar Unikkatili.

Projekti i fundit i Unikkatilit ka marrë mbi një milion klikime edhe pse pa videoklip.

Muzika është punuar nga DMK, kurse teksti nga vet Rebeli. /Telegrafi/

Exit mobile version