Telegrafi

Djali i Marcelos debuton me fanellën e Real Madridit – Edhe çfarë debutimi? Tri gola në ndeshjen e tij të parë me ‘mbretërit’ (Foto/ Video)

Enzo Alves Vieira është djali i futbollistit të famshëm brazilian Marcelo, i cili luan me Real Madridin.

Sikurse babai edhe djali luan për Real Madridin në moshat e reja.

Djaloshi i ri ka debutuar me kategorinë e tij, por çfarë debutimi?

Ai ka shënuar tri gola për Reali dhe njëri prej tyre ishte i jashtëzakonshëm.

Djaloshi ka talent, natyrisht të trashëguar nga babai, por ai luan me këmbën e djathtë.

Në të ardhmen mund të jetë sensacion dhe të dëgjojmë e shohim shumë nga ky djalosh. /Telegrafi/