Telegrafi

Djali i Maradonës i kërkon Barcelonës që të pensionojë fanellën me numrin dhjetë

Diego Maradona Junior i ka bërë thirrje Barcelonëd që të pensionojë fanellën me numrin dhjetë, pas vdekjes së babait të tij.

Legjenda e futbollit ndërroi jetë të mërkurën e javës së kaluar në moshën 60-vjeçare pas një sulmi në zemër.

Bota e sportit nderoi ikonën argjentinase, derisa djali i tij tani i ka kërkuar të gjitha klubeve, në veçanti Barcelonës që të pensionojmë numrin dhjetë në fanellë.

Lexo po ashtu Dyshimet e para rreth vdekjes së Maradonës: Ishte duke konsumuar koktej vdekjeprurës prej kokaine që i shkaktuan sulmin në zemër

“Në skuadrat që ai (Maradona) ka luajtur, duhet të pensionohet numri dhjetë në fanellë”, ka thënë Maradona Junior.

“Mendoj se duhet të bëhet një gjë e tillë, përfshirë këtu edhe Barcelonën. Nuk ka dyshime”.

Lexo po ashtu Koha kur Maradona i ishte përgjigjur në mënyrë brilante debatit Messi - Ronaldo

“Do të ishte një nder i veçantë për babain tim, që ka kontribuar shumë në klubet ku ka luajtur”, ka shtuar më tej ai.

Por, numrin dhjetë te Barcelona e mban aktualisht një tjetër legjendë e klubit, Lionel Messi – e mbetet të shihet se a do të merret parasysh një kërkesë e tillë. /Telegrafi/