Diego Maradona Junior i ka bërë thirrje Barcelonëd që të pensionojë fanellën me numrin dhjetë, pas vdekjes së babait të tij.
Legjenda e futbollit ndërroi jetë të mërkurën e javës së kaluar në moshën 60-vjeçare pas një sulmi në zemër.
Bota e sportit nderoi ikonën argjentinase, derisa djali i tij tani i ka kërkuar të gjitha klubeve, në veçanti Barcelonës që të pensionojmë numrin dhjetë në fanellë.
“Në skuadrat që ai (Maradona) ka luajtur, duhet të pensionohet numri dhjetë në fanellë”, ka thënë Maradona Junior.
“Mendoj se duhet të bëhet një gjë e tillë, përfshirë këtu edhe Barcelonën. Nuk ka dyshime”.
“Do të ishte një nder i veçantë për babain tim, që ka kontribuar shumë në klubet ku ka luajtur”, ka shtuar më tej ai.
Por, numrin dhjetë te Barcelona e mban aktualisht një tjetër legjendë e klubit, Lionel Messi – e mbetet të shihet se a do të merret parasysh një kërkesë e tillë. /Telegrafi/