Site icon Telegrafi

Djali i madh i Zidanes afër të nënshkruajë me skuadrën e re: Ai dëshiron t’i ikë 40 kamerave që e përcjellin çdo ditë

Enzo Zidane pritet së shpejti të zyrtarizohet tek skuadra e tij e re.

Mesfushori francez ka shkëputur kontratën me Almerian ku ishte së fundmi dhe për momentin është një futbollist i lirë.

Djali i trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane karrierën pritet ta vazhdoj në Bundesliga 2, tek skuadra Ergebirge AUE.

Ka qenë presidenti i kësaj skuadre, Helge Leonhardt që ka konfirmuar se po nënshkruajnë me djalin e trajnerit të famshëm francez.

“Bisedimet kanë avancuar shumë. Kemi pasur disa takime nëpërmjet video kamerës dhe gjithçka po shkon drejt zyrtarizimit. Enzo dëshiron të na bashkohet”, ka thënë Leonhardt.

Numri një i skuadrës gjermane ka treguar edhe si erdhi deri tek bisedimet me djalin e Zidanes.

“Agjenti i Enzos më thirri katër javë më parë dhe kështu filloi gjithçka. Enzo dëshiron të zhvillohet dhe dëshiron të largohet nga Madridi, larg 40 kamerave televizive që e përcjellin gjithkah dhe çdo ditë. Ai do të jetë i yni”, ka deklaruar presidenti i AUE.

Enzo ka luajtur për Real Madridin, por ai kurrë nuk arriti të bëhet një lojtar i rëndësishëm aty.

Përpos Realit ku ka edhe dy ndeshje me ekipin e parë, Enzo ka luajtur edhe për skuadra tjera si Deportivo Alaves, Lausanne (Zvicër), Rayo Majadahonda, Desportivo Aves (Portugali) dhe së fundmi te Almeria. /Telegrafi/

Exit mobile version